18:36 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Limaj tregohet modest, thotë se gjithë klasës politike i takojnë meritat për demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për herë të parë në një emision televiziv pas arritjes se marrëveshjes për demarkacionin.
Limaj i cili e ka marrë përsipër gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin ka thënë se arritja e kësaj marrëveshje zhbllokon rrugën e Kosovës drejt BE-së.

I pyetur se si ka bindur Malin e Zi të arrije për të nënshkruar marrëveshjen, Limaj ka thënë se me vullnet të mirë është arritur kjo. Numri dy i qeverisë së Kosovës, ka thënë se gjatë vizitës në Mal të Zi ka parë vullnet të mirë të drejtuesve të shtetit malazez për të arritur një marrëveshje për të tejkaluar bllokadën.

“Jemi ulë si dy vende mike për ta ndihmuar njëra tjetrën. Kosova ishte në një ngërç dhe në këtë situatë kemi vlerësuar se si m’i dhënë zgjidhje kësaj marrëveshje. Zgjidhja është se kur gjenden pikat e përbashkëta që zhbllokojnë situatën”, ka thënë Limaj në ‘Klan Kosova’.
Limaj ka thënë se kjo marrëveshje është në interes të vendit dhe ua jep mundësinë ekspertëve ta shohin pikat e kontestuara.
Kur është pyetur se kush është meritor për këtë marrëveshje, Limaj ka thënë se s’ka rëndësi kush është meritor, rëndësi sipas tij, ka nënshkrimi i marrëveshjen. Në vetëm kemi bërë detyrën tonë shtetërore dhe meritorë jemi të gjithë strukturat politike të këtij vendi. Pa një vullnet të përbashkët nuk kishim ardhe deri këtu.
Pres që ekspertët të cilët kanë qenë kundërshtar të marrëveshjes të jenë pjesë e ekipeve punuese.

Është bërë hapi final që ka mund të bëhet për të pasur një përmbajtje se çka mund t’i ofrohet Kuvendit të Kosovës. Kjo që ka ndodhur është mesi i artë dhe jam i bindur se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do t’i kërkohet ta votojnë një marrëveshje pa ditur çka po votojnë. Duam një marrëveshje që respekton interesat e dy vendeve. Më këtë marrëveshje kanë fituar qytetarët e dy vendeve tona. Kur dy Kuvendet votojnë diçka që është në interes të vendit të tyre pa cenuar interesat e vendeve përkatëse”, ka shtuar Limaj.

Temat: