14:45 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / A. M.

Limaj tregon formulën: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi automatikisht shkon në zgjedhje!

Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të votojnë edhe njëherë, pas 14 shkurtit, në rast se nuk zgjidhet presidenti i ri. Kështu ka parashikuar kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, i cili njëherësh edhe është njohës i fushës juridike.

Në një debat televiziv, Limaj ka sqaruar se vendi mund të bllokohet në rast se nuk ka kompromis të partive për këtë çështje.

Sipas tij, e gjitha do të varet nga raporti i forcave në Kuvendin e ri, transmeton Indeksonline

“Më shumë ka rreziqe me u blloku shteti sesa me u zgjedh presidenti. Ky është një zhvillim i ri i kandidatëve për president.

Kandidimet e kanë komplikuar procesin e zgjedhjes së presidentit përveç që numrat dalin ndryshe në Parlament.  Zotëri Haradinaj ka qëndrimin e AAK-së që votojnë vetën kandidatin e tyre për president. Me këtë qëndrim, mund të bllokohet zgjedhja e presidentit dhe vendi shkon në zgjedhje”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/