14:10 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Limaj uron besimtarët krishterë për Krishtlindje, fton të kultivohet harmonia ndërfetare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar besimtarët krishtere më rastin e Krishtlindjeve.

Limaj përmes një postimi ka thënë se harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpreson që këtë traditë ta kultivojnë edhe vitet në vazhdim.

Postimi i Limajt:

Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. Uroj që këtë festë ta kaloni sa më mirë, me shëndet e mirëqenie.

Harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpresoj që këtë tradite ta kultivojmë edhe në vitet në vazhdim.

Për shumë mot Krishtlindjet! Urime!/Indeksonline/