21:26 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Limaj uron festën: Këtë Bajram nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit, shkruan IndeksOnline.

Limaj tha se Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit.

Postimi:

Në vigjilie të Festës së Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit!

Sot ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar uroj t’u jetë pranuar agjërimi.

Sikurse Ramazani edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë  COVID-19.

Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit.

Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!

Urime festën e Fitër Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë!