08:54 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Limaj uron Pashkët ortodokse

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëheresh zv-kryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, të gjithë besimtarëve ortodoks në Kosovë ua ka uruar festën e Pashkëve me shpresën që kjo festë e shenjtë shkruan Limaj “të ju gjejë në gëzim bashkë më të afërmit tuaj”.

Limaj ka uruar edhe miqtë ndërkombëtare që festojnë këtë festë. “Për shumë mot Pashkët ortodokse”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

Urimi i plotë i Limajt:

Të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë jua uroj Pashkët, me shpresën që kjo festë e shenjtë të ju gjejë në gëzim bashkë me të afërmit tuaj.

Lutem që kjo ditë e shënuar për komunitetin ortodoks të sjellë më shumë harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës. Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që e festojnë këtë festë. Për shumë mot Pashkët! FL