14:55 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Limaj: Vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mospranimi i Kosovës në Interpol është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri, paqe e stabilitet dhe për gjithë ata që kanë nevoje për partneritet në luftimin e krijimit dhe rrjeteve terroriste.

Limaj thotë se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizate nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon dhe më shumë hapësire e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë.

“Shpallja si fitore e Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol shpërfaq edhe njëherë qartë së udhëheqja shtetërorë serbe as nuk ka qenë dhe as nuk është për paqe, stabilitet, normalizim e bashkëpunim në rajon”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.

Vuçiqi, sipas Limajt ka tregua arsyet pse i frikësohen anëtarësimit të Kosovës në Interpol, sepse kjo do t’i mundësonte Kosovës të ndjekë të dyshuarit që kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë.