10:54 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Limaj: Votimi nga LIBE dëshmon se Kosova ka përmbushur kriteret për vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka quajtur lajm të mirë votimin pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nga Komiteti për Liritë Qytetarë, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme- LIBE.
Sipas Limajt, votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

Limaj në një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se me votimin e sotëm konfirmohet edhe njëherë se vendi ynë ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë t’u hiqet izolimi dhe të lëvizin lirshëm në zonën shengën”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Temat: