Sot mbyllet afati për aplikimin për 100 euro për sektorin privat
Gjatë ditës së sotme pritet të mbyllet afati për aplikimin për 100 euro për sektorin privat.
Lidhur me këtë gjatë ditës së djeshme ka folur edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, tha Murati.
Ai shtoi se studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së.
LINKU i aplikimit

