22:07 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Limaj zotohet se nga Brukseli nuk do t’i sjellë marrëveshje të dëmshme vendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i votuar në qeverinë e Kosovës për të udhëhequr dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se nëse do të drejtoj këtë proces, atëherë ai është zotuar se kurrë delegacioni që ai e drejton nuk do të kthehet me marrëveshje të dëmshme për vendin.

Limaj thotë se mund të mos bëjnë fare marrëveshje, por vendit nuk i sjellin marrëveshje të dëmshme.

“Unë nuk shkoj në bisedime pa ditur cakun. Unë nuk ja nisi dialogut, nëse nuk dal me njohje nga Serbia. Dialogu ka rregulla. Nëse s’kem zotim paraprak që një marrëveshje e mundshme sjellë njohje reciproke nga Serbia. Kosova i ka temat e veta. Të pagjeturit, dëmshpërblimet e luftës, dhe tema të tjera. Serbia na ka milarda euro borxhe”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Më tutje, Limaj ka thënë se në një marrëveshje përfundimtare, Kosova i ka temat e veta që i ka në interes.

“Serbia i ka temat e veta dhe pastaj bëhet agjenda e veta. Unë të garantoj se këto tema do të diskutohen. Është rregull jo pse ne jemi ma të mençur, po rregulli është ky. Nuk është çështje e kushtëzimit, po një marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton mbyllja e temave me Serbinë”, ka shtuar Limaj.

Temat: