22:18 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Limajt ne fshatin e Riza Bllacës ia vejnë plisin në kokë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj sot mbajti një tubim elektoral në fshatin Bllacë të Suharekës.

Atje Limajt iu servua pritje e ngrohët nga banorët e fshatit, shkruan Indeksonline.

Disa banorë të fshatit Bllacë, u përkujdesën që Limajt t’i vihet një plis i bardhë në kokë.

Në një fotografi, ku shihet Limaj duke biseduar me disa banorë të fshatit, shihet me plis në kokë./Indeksonline/