23:07 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / C E

Limani tregon se a e preku topin me dorë në ndeshjen ndaj Llapit

Kapiteni i Dritës, Adrian Limani ka qenë i përfolur gjatë ditës në lidhje me një prekje të mundshme me dorë në ndeshjen Llapi – Drita.

Futbollisti foli rreth atij rasti, duke dhënë madje edhe premtimin se nuk e ka prekur topin me dorë.

E kam shikuar edhe unë disa herë në telefon dhe duket se e kam prekur me dorë, ju premtoj që goditja ime ka qenë me kokë, por topi shkon në trajektoren e dorës dhe duket që e kam prekur me dorë, por premtoj që e kam goditur me kokë”, ka thënë Limani në Sport Show.

Mendoj që kanë qenë disa raste diskutabile, por ajo çfarë mund t’iu siguroj është kjo, ju premtoj edhe një herë që topin e kam goditur me kokë”.

Në përgjithësi ndeshja ka qenë e fortë dhe ka disa raste që mund të diskutohen, por nuk është se nuk e kemi merituar fitoren”. /IndeksOnline/