15:04 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / C E

Limuzina e Biden apo Putinit, cila është më e mirë?

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin u takuan sot në Gjenevë.

Dy presidentët e shteteve të fuqishme të Botës shkuan në Zvicër me veturat e tyre.

Putin ra në sy me limuzinën e tij Aurus Senat që është sjellë posaqërisht nga Moska për këtë vizitë, shkruan Indeksonline.

Ky automjet iu prezantua Putinit në ditën e inaugurimit të tij të katërt në vitin 2018, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet se sa kushton ajo veturë, por një veturë e zakonshme me konfigurim bazik kushton rreth 200 mijë euro (250 mijë e 521 dollarë).

Në anën tjetër, Biden shkoi në takim me një Mercedes Benz S Class i ambasadës amerikane në Zvicër.

Por vetura e Presidentit Amerikan është një Cadillac i blinduar e cila është pjesë e Shtëpisë së Bardhë nga koha e Donald Trumpit.

Cadillac Escalade është një veturë e blinduar dhe konsiderohet si më e forta në botë.

Vlera e tij është rreth 1.1 milionë dollarë dhe nuk prodhohet në seri por është e prodhuar ekskluzivisht për presidentin amerikan. /IndeksOnline/