18:00 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lincoln prezanton limuzinën super-luksoze

Lincoln ka prezantuar një version të veçantë të zgjeruar të limuzinës së tij luksoz.

Kompania feston të kaluarën e limuzinës legjendare amerikane dhe planifikon të prodhojë vetëm 80 kopje të këtij modeli në vitin 2019, transmeton IndeksOnline.

Versioni ekskluziv tashmë në shikim të parë ndryshon nga kontinental “i rregullt” në dyert e poshtme të veçanta që hapen lart, duke e bërë të lehtë për pasagjerët të hyjnë në ulëset e pasme.

Brendësia e veturës super-luksoze është e pajisur me ulëse të posaçme me sistem të rregullimit në 30 mënyra, duke bërë të mundur që secili të marrë një pozicion ideal gjatë drejtimit të automjetit.

Ka gjithashtu një sistem për kontrollimin aktiv të zhurmës së jashtme, si dhe një pajisje audio premium Revel Ultima.

Lincoln ka krijuar një konfiguracion 2-vendësh të dizajnuar si një karrige në vend të “stolit” klasik. Vetura ka motor turbo 3.0 V6 me 406 kuaj fuqi dhe 542 Nm.

Premiera botërore e kësaj veture do të mbahet në Detroit më 14 janar dhe çmimi do të jetë mbi 100,000 dollarë, dyfishi i çmimeve të versionit bazik, i cili kushton 46,145 dollarë.