20:55 / E Premte, 22 Prill 2022 / MSH

Lincoln Star, makina që shndërrohet në një “strehë” për udhëtarët

Lincoln thotë se do të nxjerrë katër automjete të reja elektrike deri në vitin 2026. Prodhuesi amerikan zbuloi gjithashtu konceptin e saj Lincoln Star. Makina ofron shumë më tepër sesa një dizajn futuristik dhe sistem autonom pasi është një “strehë” për udhëtarët.

Trupi i përparmë është me xham elektrokromatik që bëhet transparent gjatë lëvizjes. Shtyllat A (në pjesën e përparme) dhe shtyllat D (mbrapa) përdorin metal të printuar 3D për të lejuar më shumë dritë natyrale. Dizajnerët shfrenuan imagjinatën pasi instaluan një “sirtar” në pjesën e përparme.

Pjesa e pasme kthehet në një zonë pikniku me prekjen e një butoni. Kompania pretendon se makina do të përdorë “dizajn, ekrane, aroma dhe tinguj për të krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse për klientët”.

Star gjithashtu përmban tre “modalitete” që ndryshojnë audion, ndriçimin dhe madje edhe aromën e kabinës së automjetit.