10:40 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lind foshnja e parë me mitrën e një donatore të vdekur

Ka ardhur në jetë foshnja e parë amerikane nga nëna e cila kishte mbajtur një shtatzëni nga mitra e një donatore të vdekur.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Klinikën e Cleveland.

Transplantimet e mitrës kanë mundësuar që shumë gra të lindin fëmijë, zakonisht me vezore të dhuruar nga një dhurues i gjallë, mike apo e afërme, e cila nuk mund ose nuk dëshiron të ketë fëmijë.

Por kjo vajzë e vogël, e lindur në qershor, është unike: nëna e saj bëri transplant nga një donator i vdekur – një gjë që mund ta bëjë këtë funksion inovator një mundësi më tepër për femrat me infertilitet të mitrës.

Nëna, në mesin e të 30-ave, është pjesë e një sprove kërkimore në spitalin e Ohajos, ku përfshihen 10 gra në moshën 20 dhe 30 vjeç, të cilat kishin lindur pa mitër, duke i bërë ato jopjellore.

Klinika ka bërë deri tani pesë transplante të mitrës dhe tre kanë qenë të suksesshme, ndërsa dy të tjera presin shtatzëni me mitra të reja.

Këto transplante u kryen nga një mjek suedez i cili bëri suksesin e parë në këtë drejtim pesë vjet më pare, përcjell KosovaPress.