21:08 / E Hënë, 08 Janar 2024 / LB

Linda: Fillimet e lidhjes sime me Big D ishin të vështira, edhe drekat në publik ishin të frikshme

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka pasur një bisedë të thellë me Ilirianën.

Ajo ka treguar për sfidat me të cilat është ballafaquar në jetë për shkak të romancës me bashkëshortin e saj, reperin Big D.

Linda ka treguar se në fillimet e dyshes, daljet publike kanë qenë “shumë të vështira”.

“Shumë e kam pasur të vështirë, me ardh prej një katundi të vogël e me e bë zgjedhjen tënde. Me dal me të jam tut, kemi dal në një restorant, i gjithë stafi i menaxhmentit e kamerierët tu na këqyrë. Shpirti më dridhej edhe në drekë me dal, të frikshme ishin”, ka thënë ajo.

Ajo ka shpalosur detaje të tjera, të cilat mund t’i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.