75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 07 Maj 2026 / S Z

Lindi foshnjën në tualetin e Emergjencës në Ferizaj, vdes pak pas lindjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një grua ka raportuar se në tualetin e Emergjenës ka lindur foshnjën e saj, e cila ndodhej në gjendje të rëndë shendetësore dhe pas pak kishte ndërruar jetë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në Spitalin e Gjinekologjisë  Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes.  Rr. ‘Ramadan Rexhepi’ 05.05.2025  –  19:45 E dyshuara femër k-shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë  shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe. Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në Spitalin e Gjinekologjisë – Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë Veseli.