16:36 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Lindjet në pranverë, rreziku më i vogël për depresion

Rreziku i depresionit postpartum zvogëlohet nëse foshnja lind në dimër ose në pranverë. Ky është rezultati i një studimi nga një grup mjekësh të Spitalit të Gruas në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas studimit, veçanërisht në periudhën e dimrit dhe pranverës tek nënat aktivizohet një mekanizëm mbrojtës, që nuk i lejon ato të zhyten në depresion. Tek lindjet në këtë periudhë nëna ndihet më shumë në humor dhe ka ndjenjë pozitiviteti.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë pozitivisht në parandalimin e depresionit postpartum është edhe lindja në përfundim të shtatzanisë, sepse lindjet e parakohshme rrisin rrezikun për t’u prekur nga depresioni.

Studiuesit shpjegojnë se të paktën 10% e grave vuajnë depresionin pas lindjes, duke përjetuar simptoma të tilla si nervozizëm dhe mungesë përqëndrimi.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kembrixhit, ushqyerja e të porsalindurit me gji përgjysmon rrezikun e depresionit.