12:00 / E Premte, 11 Gusht 2023 / LB

Lindon Emërllahu u pa mbrëmë në paterica, flet për lëndimin dhe të ardhmen e tij

Lindon Emërllahu i ka munguar Ballkanit mbrëmë në ndeshjen ndaj Lincoln. Ylli kosovar ka folur për Indeksoline për lëndimin që e ka pësuar pak para ndeshjes kualifikuese në Conference League.

“Bëhet fjalë për një ligament të brendshëm. Koha e rikuperimit llogaritet rreth 40 ditë. Më vjen keq që nuk mund të ndihmoj skuadrën, por kam besim në ekipën. Besoj se mund të përsërisim suksesin e edicionit të kaluar” ka thënë mesfushori suharekas.

Emërllahu ka qenë i kërkuar nga disa skuadra evropiane, por që lëndimi tani ka prishur planet e të ardhmes.

“Nuk besoj se do të lëvizi pas lëndimit që kam pësuar. Në janar ose verën e ardhshme ndoshta po. Synimi jonë është kualifikimi dhe mendoj se rivalët që i kemi janë të përballueshëm” ka thënë Emërllahu për Indeksonline.