11:19 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Linja e njohur ajrore po përballet me publikimin e të dhënave

Cathay Pacific është linja ajrore e fundit që do të goditet nga një shkelje e madhe e të dhënave.

Në një deklaratë të lëshuar në faqen e saj të internetit, linja ajrore ndërkombëtare me bazë në Hong Kong tha se afërsisht 9.4 milion klientë kishin të dhënat e tyre të qasshme, por tha se nuk kishte “asnjë dëshmi” se informacioni ishte keqpërdorur.

Raportohet se do do të publikohen informacione personale si emrat e udhëtarëve, kombësitë e tyre, datat e lindjes, numrat e telefonit, email-et, adresat fizike, numrat e pasaportës, numrat e kartës së identitetit dhe historinë e udhëtimit.

Kompania tjetër e njohur, British Airëays njoftoi se ishte goditur nga një shkelje e të dhënave, në të cilën “detajet personale dhe financiare” të klientëve ishin vjedhur./Indeksonline/