16:41 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona por Pique nuk po shqetësohet për këtë

Argjentinasi nëse dëshiron mund të largohet nga Barcelona në fund të janarit.

Por bashkëlojtari i tij, Gerard Pique ka besim që Messi nuk do të largohet nga gjiganti spanjoll, andaj edhe nuk po shqetësohet për këtë, transmeton Indeksonline.

“Unë e dija që Messi është në gjendje të largohet falas në fund të çdo sezoni,” tha Pique.

“Por ne të gjithë e dimë angazhimin që Leo ka ndaj Barçës dhe kjo nuk më shqetëson aspak” u deklarua mbrojësi katalunas.

Klauzola e tanishme e yllit të Barcelonës është 680 milionë funte mirëpo po ashtu në kontratë parashihet që lojtari nëse dëshiron në fund të çdo sezoni mund të largohet nga skuadra si lojtarë i lirë./Indeksonline/.