08:47 / E Diele, 05 Qershor 2022 / MSH

Lipjan, arrestohet një person, voziti në gjendje të dehur

Një person është arrestuar dje në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, pasi kishte qenë duke vozitur në gjendje të dehur.

I dyshuari madje nuk kishte as patentë shofer, ndërsa kur u ndal nga policia, pengoi zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.