18:18 / E Premte, 09 Qershor 2023 / MSH

Lipjan, Policia vret qenin që rrezikonte banorët

Së paku 3 patrulla të Policisë së Kosovës pasditen e së premtes janë vënë në aksion pasi që një qen kishte rrezikuar banorët e lagjes “Ramiz Shala” në Lipjan. Aty janë dëgjuar rrebesh plumbash nga Policia e Kosovës, që ka goditur qenin.

Banorët kishin ftuar Policinë për t’u dalë në mbrojtje ndërkohë qeni kishte sulmuar edhe policët në detyrë.

Ende nuk është lajmëruar ndonjë pronar i qenit.

“Pas ankesave të qytetarëve policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq qeni që ka rrezikuar banorët kanë filluar t’i rrezikojë edhe zyrtarët policorë, andaj ata janë detyruar ta godasin me disa plumba”, ka thënë një burim në Polici.

Ndërkohë policia është duke pritur në vendin e ngjarjes derisa të vijë një kompani për ta larguar qenin e vrarë.

Ndërkaq, po ashtu policia është duke i ndjekur edhe procedurat tjera pas shpenzimit të fishekëve nga arma zyrtare.