17:10 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Lipjan: Qytetarët dalin në rrugë sikur të mos kishte fare coronavirus

Qytetarët e komunës së Lipjanit, në numër të madh me vetura e edhe në këmbë, po frekuentojnë rrugët e këtij qyteti, raporton IndeksOnline.

Ani pse me maska në fytyrë,  shihen shumë pranë njëri tjetrit duke mos e ruajtur distancës sociale ashtu siç janë udhëzuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga institucionet e tjera vendore. Ndërsa siç shihet në fotografi në mesin e tyre janë edhe disa fëmijë.

Vetura, njerëz në rrugë, të ngjan sikurse këtu jeta po zhvillohet normalisht, në kohën kur ne dhe e gjithë bota po  përballemi me pandeminë globale Covid-19.

Ata mund edhe të jenë duke shfrytëzuar kohën e lejuar nga institucionet e vendit, për të dal dhe kryer nevojat e tyre të përditshme.

Ndryshe qeveria e Kosovës ka marrë vendim para tri ditësh që  nga ora 10:00 deri në orën 16:00,  dhe nga ora 20:00 e deri në ora 06:00 të ndaloj qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve në tërë Kosovën. /IndeksOnline/