08:33 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / Medina Shala

Lipjan, sulmohet me thikë një person

Një person është sulmuar me thikë mbrëmë në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, rreth orës 20:05.

Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati.

Në anën tjetër, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftimin e policisë.