16:33 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Lipjani: Vëllaznimi na ka joshur lojtarët për t’ua lëshuar ndeshjen

Ditë më parë janë zhvilluar dy ndeshje të play-out-it në basketboll, në të cilat janë takuar Lipjani (pozita 7 në Superligë) dhe Vëllaznimi (pozita 2 në Ligën e Parë). Pas dy ndeshjeve të zhvilluara Lipjani ka arritur ta ruajë statusin anëtarit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Por, sipas drejtuesve të KB Lipjani, basketbollistët e kësaj skuadre ata kanë pasur presione nga Vëllaznimi, për ta sabotuar ndeshjen.

Ky është reagimi i KB Lipjanit

Komunikatë:

Për hirë të basketbollit dhe sportit në përgjethësi po i paraqesim disa parregullësi që i karakterizuan dy lojrat finale të PLAY OUT-it => KB LIPJANI vs KB VËLLAZNIMI.

Qysh në ndeshjen e parë në Gjakovë (ndeshje kjo e ndërprerë) u vërejt një presion psiqik nga ana e kundërshtarëve për ta fituar këtë ndeshje me cdo kusht!

Kjo vazhdoj edhe në ndeshjen e së nesërmës (vazhdimi i ndjeshjës së ndërprerë) duke bërë presion për ta futur në lojë lajtarët nën 20vje për 20min, rregull ky që doli aty për aty e për me keq pas 24minutave të ndeshjes !!

Për më shumë, në këtë ndeshje nuk kishte kushte për këtë gjë => paisjet dhe përsoni që duhej të mbante statistikat nuk ishte prezent në palestër !!

Në fund kjo ndeshje mbaroj disi, sigurisht që presionet e tilla ndikuan në tërë skuadrën tonë, duke përfshirë edhe lojtarët në parket dhe në fund KB Vëllaznimi fitoj me 3pikë dallim.

Por, kulmi i gjithë parregullësive dhe daljës nga ajo që quhet etikë sportive ishte atëhere kur para lojës kthyese që duhej zhvilluar në Lipjan përfaqësues të KB Vëllaznimit filluan të kontaktojnë lojtarët tanë duke i joshur në mënyra të ndryshme për ta sabotuar ndeshjen finale dhe me këtë KB Vëllaznimi ta siguroj SuperLigën !!

Për hirë të transparences, disa nga mesazhet që janë drejtuar drejt baskebollistëve tanë po i paraqesim më poshtë.

Kjo nuk ka vend në sport, kjo është degradim i basketbollit !!

Prandaj, me këtë komunikatë i bëjm thirjje tek organet kompetente që të marrin masat e nevojshme, ndërsa KB Vëllaznimit të reflektoj dhe për këtë të kërkoj falje pubike.

Për fund, ne si klub jemi krenar me lojtarët tanë, asnjë moment nuk ranë pre e këtyre provokimeve të ulta dhe jo etike !!

Me respekt,

KB Lipjani