16:31 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Liria bën goditjen e radhës, zyrtarizon mbrojtësin e Shtutgartit

Liria po vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin 2023/2024.

Klubi prizrenas ka zyrtarizuar mbrojtësin Rigon Spahiu, shkruan IndeksOnline.

Ai është transferuar nga akademia e skuadrës gjermane, Stuttgart.

Spahiu njihet për fizikun e tij ku në të kaluarën ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-19./IndeksOnline/