15:08 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Liria bën rikthim fantastik ndaj Prishtinës, merr një pikë para syve të trajnerit të ri

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes rivalëve të vjetër, Lirisë dhe Prishtinës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Përparim Thaqi” ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Prishtina e kishte nisur shumë mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë që në minutat e para.

Jalen Blesa në minutën e 3-të dhe Leotrim Kryeziu në të 9-tin minutë, i dhanë epërsi të dyfishtë skuadrës nga kryeqytiti. Me rezultat 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Liria nuk u dorëzua pavarësisht disavantazhit prej dy golave.

Andri Stafa riktheu prizrenasit në lojë, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 75-të.

Nëntë minuta më vonë, Megameno me një gol të bukur barazoi shifrat në 2-2.

Pas ndeshjes së sotme, Liria mbetet e fundit në tabelë me 9 pikë, ndërsa Prishtina renditet në vendin e pestë me 18 pikë.

Në tribuna për ta ndjekur ndeshjen ishte edhe trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili flitet se është favorit për ta marr drejtimin e Lirisë, pas shkarkimit të Nedim yagit./IndeksOnline/