16:29 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Liria eliminohet nga Kupa e Kosovës, mposhtet nga skuadra e Ligës së Parë

Liria po vazhdon me rezultate të dobëta.

Klubi prizrenas është eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht nga skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, ndërsa fitues nuk kishte as pas vazhdimeve.

Në penallti, Rilindja 1974 fitoi me rezultat 5-4./IndeksOnline/