13:34 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Liria nikoqire e Trepçës’89, Flamurtari pret Drenicën në ”Fadil Vokrri”

Në pasditën e sotme do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me dy ndeshje interesante.

Në kuadër të javës së 10-të, do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante në Prizren dhe në Prishtinë.

Liria është nikoqire e Trepçës’89 në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin, ”Përparim Thaçi”.

Pas nëntë xhirosh, Liria renditet në vendin e dhjetë me 9 pikë, ndërsa Trepça’89 është në vendin e shtatë me 11 pikë, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, në Prishtinë, në ”Fadil Vokrri”, Flamurtari pret Drenicën.

Të dyja skuadrat nuk qëndrojnë keq në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës në këtë fillim sezoni.

Flamurtari është në vendin e katërt me 16 pikë – 4 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje.

Ndërsa, Drenica renditet në vendin e gjashtë me vetëm 12 pikë të grumbulluara.

Të dyja ndeshjet e lartëcekura fillojnë nga ora, 14:45./IndeksOnline/