23:29 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Liria përforcohet me sulmuesin Nigerian

Liria po vazhdon të përforcohet për [jesën e mbetur të sezonit.

Klubi prizrenas ka transferuar sulmuesin nigerian, Ubong Ekpai, shkruan IndeksOnline.

Ai në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si Maccabi Haifa, Viktoria Plzen, ndërsa së fundi veshi fanellën e Slavia Pragës.

Ai do të jetë i gatshëm të luaj që në ndeshjen e radhës ndaj Fushë Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe futbolldashës, puna për qëllimet tona është duke vazhduar intensivisht.

Liria, ka arritur marrëveshje me nigerianin Ubong Ekpai.

Ekpai, me prejardhje nga Nigeria, luan në pozitën sulmuesit, në krahun e djathtë.

Është prurje cilësore, që do ndihmojë ekipin në vazhdim të sezonit.Ekpai, vjen në Prizren pas eksperiencës në Maccabi Haifa e Viktoria Pëlzen.

Ndërkaq, në fund ishte pjesë e Slavia Pragës së Çekisë.

“Jam i lumtur që u bëra pjesë e Liris. Pritja këtu është e shkëlqyer.Premtoj më të mirën për skuadrën, duke nis nga e diela”, tha Ekpai pas nënshkrimit me bardhezinjtë.

Ai, do të paraqitet të dielën ndaj Fushë Kosovës.

Në karrierën e tij, Ekpai e ka përvojën edhe nga Europa League dhe Conference League./IndeksOnline/