12:12 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Liria – Prishtina, formacionet zyrtare

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar, të cilat janë të vlefshme për javën e 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren, ku Liria do të luaj kundër Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Prizrenasit janë të fundit në tabelë me vetë 8 pikë të grumbulluara deri më tani, kurse skuadra nga kryeqyteti ka 17 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

Formacionet zyrtare:

Liria: Shala, Dibu, Zenunaj, Topalaj, Megameno, Gavazaj, Beseni, Stafa, Bunjaku, Tjiueza, Bunjaku. 

Prishtina: Nika, Muja, Bytyqi, Ramadani, Gallapeni, Islami, Hamiti, Kurtaj, Hyseni, Kryeziu, Blesa./IndeksOnline/