20:51 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Liria thyen një tjetër rekord në Superligë

Inkuadrimi i Lirisë në Superligën e Kosovës ka sjallur një entuziazëm të madh te qytetarët e Prizrinit.

Skuadra e madhe kosovare, në ndeshjen e parë kampionale ndaj Ballkanit, mbushi plotësisht stadiumin e qytetit me tifozë, ku të pranishëm ishin mbi 6000 shikues, shkruan IndeksOnline.

“Arpagjiktë” janë organizuar në menyrë masive edhe për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, e cila zhvillohet të shtunën më fillim nga ora 17:00.

IndeksOnline merr vesh se deri më tani, klubi i Lirisië ka shitur 5000 bileta për këtë ndeshje.

Kjo është një rekord për futbollin kosovar, pasi deri më tani nuk ka ndodhur që një skuadër nga Superliga të shet numer kaq të madh të biletave.

Liria i ka munguar për disa vite Superligës së Kosovës, por edhe futbollit kosovar i ka munguar që të ketë atmosferë fantastike nëpër stadiume, e këtë po e bëjnë “Arpagjiktë”./IndeksOnline/