14:08 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Liridon Balaj, futbollisti më i mirë i javës në Ligën e Parë të Zvicrës

Futbollisti kosovar i skuadrës nga Zvicra, FC Aarau, Liridon Balaj, është zgjedhur më i miri i javës në Ligën e Parë të Zvicrës.

Balaj në ndeshjen e fundit kundër Lausannes shënoi “hat-trick” transmeton Indeksonline.

Me këtë “hat trick”, Balaj i solli një fitore të madhe skuadrës së tij, që po tenton të rënditet sa më lart.

Pas 28 xhirove, Balaj ka shënuar 5 gola për ekipin e tij./Indeksonline/