17:48 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / LB

Liridon Krasniqi huazohet tek skuadra Odisha Fc, në ligën e Indisë

Liridon Krasniqi huazohet tek skuadra Odisha Fc, në superligën e Indisë.

Sulmuesi kosovar, Liridon Krasniqi, ka arritur marrëveshje me ekipin e Odisha Fc në formë huazimi.

Krasniqi e filloi karrierën si futbollist në Republikën Ceke, për të bërë më pas karrierë në Turqi në klube si Ankaraspor.

Në vitin 2015 ishte transferuar në Malajzi, ndërsa në dy vitet në vijim kishte fituar dy tituj.

Krasniqi ishte pjesë e ekipit të kombëtares shqiptare U-21.