11:28 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Liridon Krasniqi, mesfushori kosovar që pritet ta përfaqësojë Malajzinë

Federata e Futbollit të Malajzisë është duke e shqyrtuar një listë me lojtarë të huaj për t’i afruar në Kombëtare.

Ish-mesfushori i Kedah, Liridon Krasniqi, futbollist kosovar, është njëri prej emrave të përfshirë në këtë list.

Besohet se Kombëtarja malajziase është në kërkim të një mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi të huaj, transmeton IndeksOnline.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar presidenti i FAM, Datuk Hamidin Amin, i cili tha se listat kanë filluar të përpilohen që tri javë.

”Ne kemi një listë me lojtarë të huaj të cilët kanë luajtur në vendin tonë që shumë vite”.

”Po, mund të konfirmoj se Krasniqi është në listën tonë”, tha Datuk./IndeksOnline/