15:17 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Liridoni’ nga Podujeva kthehet me trofe dhe medalje nga turneu në futboll në Austri

Edhe këtë vit, Shkolla e Futbollit ‘Liridoni’ nga Podujeva ka përfaqësuar vendin me stemë dhe flamur në turneun internacional në Salzburg të Austrisë, ku morën pjesë 20 skuadra nga 12 shtete të ndryshme.

Austria, Rumania, Gjermania, Italia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Polonia, Kroacia e Bosnja janë shtetet që përfaqësuan nga ekipe e tyre bashkë me Liridonin nga Kosova me grupmoshën U-11.

Kjo shkollë futbolli e drejtuar nga trajnerët, Bahri Osmani e Fisnik Thaçi, është kthyer me medalje dhe trofe pas triumfit duke zënë vendin e tretë në mesin e 20 skuadrave të botës.

Për të sjellë trofeun në Kosovë për vendin e tretë, shkolla nga Podujeva ka mposhtur bindshëm ekipin e Kroacisë me rezultat 3-0.

Ndërkohë, kjo shkollë edhe vitet paraprake ka përfqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.