19:16 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Lirim Kastrati e di çfarë është e mira, bleu një BMW pasi nënshkroi kontratën e re

Në janar të këtij viti, futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati është bërë pjesë e gjigantit kroat, Dinamo Zagreb.

Por, ylli kosovar do të luajë këto muaj të mbetur të kampionatit kroat te skuadra Lokomotiva, pjesë e së cilës ishte në vitet e fundit, shkruan Gazeta Olle.

Kastrati i ftuar në emisionin ‘Fan Zone’ ka thënë se pasi nënshkruajti kontratë me Dinamo Zagrebin i bëri vetës një veturë si dhuratë.

Po këtu te Lokomotiva jemi të gjithë në formë të mirë, edhe Myrto Uzuni ka shënuar 9 gola dhe besoj do shkojë në ndonjë ekip më të mirë. Por edhe unë ndihem shumë mirë. Jemi afër arritjes në Evropë, megjithëse mua më pëlqejnë shumë sfidat e reja dhe mezi po pres që të shkojë te Dinamo e Zagrebit. Kam firmosur atje dhe sa e bëra të mundur këtë arritje, ia bëra dhuratë vetes një makinë”, ka thënë Kastrati.

21 vjeçari, është pjesë e Kombëtares së Kosovës ‘A’, por që ka luajtur disa takime edhe te U-21 si dhe U19 e dardanëve.