08:35 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / C E

Lirim Kastrati në formacionin e sezonit në Kroaci

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati është përzgjedhur në formacionin e sezonit në Kroaci.

Ylli nga Hogoshti ka bërë paraqitje shumë të mirë me Lokomotivën e Zagrebit gjatë gjithë sezonit.

Ai në 34 ndeshje këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Kartoni i Kastratit është blerë nga Dinamo Zagrebi dhe në sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e tyre. /IndeksOnline/