14:46 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lirim Kastrati transferohet te skuadra e njohur franceze

Sipas mediumit francez “FootMercato”, skuadra franceze Reims ka arritur marrëveshje me sulmuesin Lirim Kastrati.

Kastrati është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ku për një vit e gjysmë tregoi paraqitje mjaft të mira.

Te Reims-i luan edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Arbër Zeneli. /Indeksonline/