Lirim Kastrati u jep fund dilemave, tregon se cilin shtet do ta përfaqësojë
Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati i ka dhënë fund dilemave për Kombëtaren që ai do ta përfaqësojë.
Gjatë ditës së sotme, futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit ka konfirmuar se do ta përfaqësojë Kosovën në garat internacionale.
Kastrati përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka bërë të ditur se dëshiron ta përfaqësojë shtetin e tij, Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Ky është njoftimi i Kastratit:
”Dua që t’i jap fund të gjitha atyre shkrimeve të ndryshme rreth temës se fanelen e cilit shtet dua të djersiti, jam lindur dhe rritur në Hogosht(Kosovë) prandaj dua që të përfaqësoj shtetin tim, Kosovën! Është zgjedhje e zemrës, forca Kosova”.
Kujtojmë se Kastrati në këtë fillim sezoni në Kroaci është duke shkëlqyer, teksa ka shënuar 5 gola./IndeksOnline/