12:04 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Lirohen 20 persona nga konviktet

20 persona është numri i ri i të liruarve nga konviktet në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë, mëson IndeksOnline.

Ndryshe të dielën kjo karantinë është shndërruar në vend ku 26 vjecari nga Gjilani, Agon Musliu ka kryer vetëvrasje.

Ndërkohë Qendra Studentore në Prishtinë, mësohet se edhe natën e mbrëmshme  ka pranuar një numër personash që janë kthyer nga vendet jashtë Kosovës prej të cilave kishin ngelur të bllokuar si pasojë e koronavirusit.

Të kthyert duhet t’i nënshtrohen në këtë qendër rregullit të karantinimit prej 14 ditësh. /IndeksOnline/