Lirohen protestuesit e parë antiqeveritarë në Kubë

Kuba ka filluar të lirojë disa nga qindra të burgosurit që u arrestuan për protesta të dhunshme.
Pas marrëveshjes me SHBA-në, marrëveshje kjo e ndërmjetësuar nga Kisha Katolike, Joe Biden hoqi Kubën nga lista e sponsorëve të terrorizmit, e SHBA-së.
Në këmbim, qeveria kubaneze tha se do të lironte 553 persona, shumë prej të cilëve u arrestuan gjatë protestave antiqeveritare që përfshinë ishullin e drejtuar nga komunistët në vitin 2021, shkruan BBC.
Megjithatë, shtetet i kanë frikën kësaj marrëveshjeje, pasi javën tjetër në krye të presidencës amerikane do të jetë Donald Trump dhe Sekretari amerikan i Shtetit mund të anulojë atë.
Disa ditë më parë, i zgjedhuri i Donald Trumpit për këshilltar të sigurisë kombëtare, Mike Waltz, kishte deklaruar se çdo gjë që administrata e Bidenit po bën tani, mund të kthehet në pikën paraprake.
Rreth 20 të burgosur u liruan të mërkurën, sakaq pritet të lirohen edhe dhjetëra të tjerë.
Në korrik të 2021-tës, disa protesta të dhunshme shpërthyen në Kuba, me protestuesit që vërshuan rrugët për të kundërshtuar qeverinë dhe partinë në pushtet. Protestat e atij viti ishin më të mëdhatë që nga demonstratat e 1994-tës.