15:45 / E Martë, 10 Janar 2023 / k.v

Lirohet nga aktakuza komandanti Kristë Gjokaj

Komandanti Kristë Gjokaj nga Gjakova, është liruar sot nga aktakuza e ngritur para katër viteve për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij, Tomë Gashi duke thënë se aktakuza e padrejtë është hedhur edhe ndaj rreshterit, Gëzim Biblekaj.

Sipas Gashit, polic si komandant Gjokaj i nevojiten Kosovës në luftë me kriminelët dhe në mbrojtje të qytetarëve të Republikës.

Statusi i Tomë Gashit:

4 vjet ne “lufte” per drejtesi !

4 vjet ne mbrojtje te komandantit te Policis Kristë Gjokaj

Komandant Kristë Gjokaj me ne fund u lirua nga Aktakuza e ngritur para 4 vjeteve per “ mekatin “ te tije te vetem se ne oret e hershme te mengesit me  14 nentore 2018 ne ora 2 , edhe pse per te ishte dite pushimi shkoi per te ju ndihmuar kolegeve te tij te Stacionit te Policise ne Gjakove te cilet ishen nen zjarrin e armeve te grabitesve te lokaleve ne Gjakove e rrethine.

Polic si Komandant Krista i nevoiten Kosoves ne lufte me kriminelet dhe ne mbrojtje te qytetareve te Republikes .

Prokuroria hoqi dore nga Aktakuza e padrejte per ngjarjen e njete edhe ndaj rreshterit Gezim Biblekaj.