14:32 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Lista dhe pagat e paramilitarëve serbë në Gjakovë (Dokument)

Komuna e Gjakovës jorrallëherë është vizituar nga serbët për “bozhiqe”, por këto vizita të tyre gjithmonë janë kundërshtuar nga qytetarët shqiptarë atje me.Kundërshtimi ishte bërë për shkak të krimeve të shumta serbe të bëra në komunën e tyre.

IndeksOnline ka siguruar një listë zyrtare të ish MUP-it serb në Gjakovë, me emra policësh dhe paramilitarësh serbë, ku shihen edhe sa janë paguar për krimet që kanë kryer.

Këta paramilitarë serbë, siç dëshmohet edhe nga dokumentet, i përkisnin njësive “PJP – Posebne Jedinice Policije”, të cilat njihen për krimet makabre që i kanë bërë në Komunën e Gjakovës, ku llogariten gjithsej mbi 3 mijë të vrarë dhe zhdukur.

Shumë prej këtyre emrave në këto lista mësohet se janë edhe serbë që kanë jetuar para luftës në Kosovë.Ish MUP-i serb në Gjakovë shihet se ata i ka paguar me një mesatare prej 96 dinarë në ditë ose rreth 40 marka të asaj kohe.

Sipas statistikave zyrtare, Kosovës i mungojnë ende edhe 1721 qytetarë të zhdukur gjatë luftës, derisa si krime serbe në viktima prej periudhës janar 1998 – qershor 1999 në Kosovë janë edhe 11,840 të vrarë e maskaruar shqiptarë, ku prej tyre janë 1,392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1739 femra, 1882 të moshuar mbi 65 vjeç dhe mbi 22 mijë gra të dhunuara. /IndeksOnline/