00:00 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / Gjelbrim

Lista e Argjentinës për “Katar 2022”, Scaloni ka ende dyshime për disa futbollistë

Fitoret ndaj Hondurasit dhe Xhamajkës i dhanë një ide më të qartë trajnerit të Argjentinës, Scaloni, për listën përfundimtare të futbollistë që do të ketë në dispozicion në eventin e madh sportiv të vitit. Megjithatë, ai ka ende disa dyshime sa i përket 26 emrave që do të përfshijë  në listë.

Dyshimet e Scalonit:

Portierët: Rulli mbetet në garë me Armanin për të qenë zëvendësues i Emiliano Martínez, por lista do të reduktohet në tre portierë. Juan Musso nuk ka gjasa, për arsye dëmtimi, të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës”.

Mbrojtësit: Scaloni konfirmoi besimin e tij te Montiel dhe pavarësisht se nuk kishte minuta te Sevilla, e ka në konsideratë për për Kupën  Botës. Dyshimet kalojnë në numrin e lojtarëve që ai do të ketë në çdo pjesë të fushës dhe ata që presin mundësinë janë: Juan Foyth, Nehuén Pérez dhe Facundo Medina. Më pak shanse ka Lucas Martínez Quarta. Mesfushorët: Enzo Fernández i ka shkaktuar Scalonit “dhimbje koke” me paraqitjet e tij të mira. Lojtari i Benficas ka gjasa të grumbullohet. Pasiguria është nëse do të ketë vend në listë për Exequiel Palacios, një futbollist shumë i dashur për Scalonin. Më tej në hierarki shfaqen Thiago Almada, Emiliano Buendía dhe Nicolás Domínguez.

Sulmuesit: Julián Álvarez e siguroi biletën për në Katar. Dyshimet kalojnë tek pjesa tjetër e futbollistëve të fazës së avancuar. Scaloni i sheh me sy të mirë  Joaquín Correan dhe Ángel Correan, por ai gjithashtu pëlqen Paulo Dybalan, ndër të preferuarit e tij. Më pas dhe me karakteristika të tjera pret vendin e tij edhe Giovanni Simeone. Vendimi për sulmuesit do të varet shumë nga gjendja e tyre fizike.

Lista e sigurt e Scalonit (22 nga 26 lojtarë që do të ketë në Botëror):

Portierë: Emiliano Martínez, Franco Armani, Gerónimo Rulli.

Mbrojtës: Cristian Romero, Nicolás Otamendi, Lisandro Martínez, Germán Pezzella, Nicolás Tagliafico, Marcos Acuña, Nahuel Molina, Gonzalo Montiel.

Mesfushorë: Leandro Paredes, Rodrigo De Paul, Ángel Di María, Alejandro Gómez, Guido Rodríguez, Giovani Lo Celso, Nicolás González, Alexis Mac Allister.

Sulmues: Leo Messi, Lautaro Martínez, Julián Álvarez.