14:27 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lista e laboratorëve privat të cilave u lejohet që të kryejnë testimet për COVID-19

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi ka konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

“Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera (me bold në tabelën 1) do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, nga nesër, Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 06/2015 Kushtet e Përgjithshme dhe të veçanta spitalore.

Në vijim lista e institucioneve të cilat janë lejuar për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

Laboratorët e Mikrobiologjisë Klinike:

  Nr.   EMRI & MBIEMRI   LLOJI I INSTITUCIONIT   ADRESA   KOMUNA
  Muhamet ( Isa ) Hoxha Laborator  Mjekësor  i  Mikrobiologjisë  Klinike “  PREVENTIVA      “ Rr.Fehmi e Xhevë Lladrovci Skenderaj
  Ramush  (Lah)  Mahmutaj Laborator  Mjekësor  i  Mikrobiologjisë  Klinike  “  Ndriqimi-RM  “ Rr. Deshmoret e Kombit p.n. Deçan
  Edmond  (Bislim)  Hajrizi Laborator  Mjekësor  i  Mikrobiologjisë  Klinike  “ UBT “ Rr.IbrahimRugova, Zona Ekonomike , Konjuh Lipjan
  Astrit (Gani) Haxhismajli Laborator  Mjekësor  i Mikrobiologjisë Klinike & laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik “ Medical & Laboratory Services Sh.P.K “   Rr.Ulpiana, C-12,Hy.3.nr.3 Prishtinë
  Faton ( Hamdi) Haxhiavdyli Laborator  Mjekësor  i  Mikrobiologjisë  Klinike “  JONI LAB      “ Rr.Mic Sokoli nr.16 Gjakovë

Laboratorët Biokimik -Hematologjik

  Nr.   EMRI & MBIEMRI   LLOJI  I  INSTITUCIONIT   ADRESA   KOMUNA
  Vllaznim ( Bektesh) Fazliu Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik & Ambulancë Specialistike  e Sëmundjeve Ngjitëse  “  Aura   “ Rr. Mjejdi  Xhaferi p.n. Ferizaj
  Afrim (Isa) Muhaxhiri Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuadër te Poliklinikes  “  Fati Im  “ Rr. ulpiana  D9.Hy.7,Nr.3 Prishtinë
  Bujar ( Adem) Rexhaj Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  ne kuadër te Poliklinikes “ Biohit  “ Rr.Mullinjet e Istogut ,nr.49 Istog
  Albert ( Qerim) Rexhaj Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  ne kuadër te Poliklinikes “  Biohit   “ Rr.Ëesley  Clark p.n Pejë
  Vullnet  (Behar) Kusari Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik   ne kuadër te Spitalit Special per  Gjinekologji me Obstetrikë “  Klinika Amerikane  “ Rr.Veternik, Magjistrala Prishtinë Ferizaj Prishtinë
  Mentor (Ibrahim) Kurshumliu Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  “ Prolab   “ Rr.Ulpianë Bulevardi i Dëshmorve, D2, hy.4, nr.1 Prishtinë
  Fatmir  (Shaip) Sejdiu Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  “ OLIVE MEDICAL GROUP   “ Rr.Fadil Hoxha,L.Kalabria,Objekti EXDC, Kati 2 Prishtinë
  Shukrije  (Zahir) Kamberi Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuader  te Poliklinikes  “ Zeka  “ Rr. Ramadan  Rexhepi p.n. Ferizaj
  Luan  ( Sadri) Sylejmani Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuader  te Poliklinikes    “  Jeta  “ Rr. Hajrullah Abdullahu nr.22 Prishtinë
  Lavdim (Bajram) Zhdrella Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  “ VITALAB   “ Rr.Muslim Mulliqi ,D-2,Hy.VI, nr.1 Prishtinë
  Zafer  (Zenel) Gashi Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  “ Biolab-Zafi  “ Rr.Muhamet  Haxha Klinë
  Ibrahim ( Hilmi) Aksoy Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  Spitalit Pergjithshem  “ MILLENNIUM  HOSPITAL “ Rr.Lagja Industriale Veternik, Preoc Graçanicë
  Pinar (Haki) Er Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuader  te Poliklinikes    “    ELAB  KOSOVA“ Rr.Pashko Vasa , Kati 1/8-1 Prishtinë
  Agim  (Hajrush)  Qehaja Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuader  te Poliklinikes  “  HUMAN  CARE  “ Rr. Vëllezerit  Fazliu nr.1 Prishtinë
  Ajhan ( Xhahid) Sejfedini Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  ne  kuadër  të Poliklinikës    “   Elita+ “ Rr.Dardania SU 6/7-1 Prishtinë
  Nexhmedin (Ejup) Osmani  Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuader  te Poliklinikes    “ Echo Med  “ Rr.Xheladin Kurbaliu nr. Prishtinë
  Norma (Muhamet) Budima –Basha Laborator Mjekësor Biokimik   “   LABORATORI  NORMA   “ Rr.Malush Kosova  Lok.Nr.5 Prishtinë
  Leart (Habib) Jakupi Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuader  te Poliklinikes    “    Euro med Group “ Rr. Nenë Tereza ,nr.154 Fushë Kosovë
  Elvira ( Zeqir) Salihi Laborator Mjekësor Biokimik – Hematologjik  “ VITA-LAB “ Rr.Sheh Emini nr.6 Prizren
  Venera (Muharrrem) Berisha Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  “ Endo Medica  “ Rr. Muharrem Fejza, Mati I, Blloku C-5, Objekti nr.2 Prishtinë
  Burhan ( Hajrullah) Kavaja Laborator Mjekësor Biokimik – Hematologjik  ne kuadër te Spitalit  Special per Kirurgji Ortopedi dhe ORL  “ KAVAJA  HOSPITAL“ Rr.Km5 Prishtin-Ferizaj  Ferizaj
  Shqipe (Idriz) Murati Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik ne kuader  te Poliklinikes      “   MEDINA“ Rr.Ramadan  Rexhepi Ferizaj
  Leutrim (Bajram) Haziri Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  “  LEUTRIM  HAZIRI B.I  “ Rr.Motrat Qiriazi , Ulpianë D3. Nr.45 Prishtinë
  Shpresa (Ramë) Morina Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik  “ EDI -LAB “ Rr.Halil Berisha , nr.44 Prizren