17:08 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lista e plotë e deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës

Pas një maratone të gjatë të numërimit dhe rinumërimit të votave nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Këshilli Qendror Zgjedhor sot ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputet nga radhët e partive politike në vend.

Lista ka ndryshuar dhe është përfunduar pasi që edhe koalicioni NISMA-AKR-PD kaloi pragun, shkruan Indeksonline.

Sipas kësaj liste, Vetëvendosje ka 29 deputet, LDK ka 28 deputet, PDK ka 24 deputet, AAK dhe PSD kanë 14 deputet dhe NISMA-AKR-PD 6 deputetë./Indeksonline/