Lista e Portugalisë nesër pritet të ketë një befasi, do të ftohet një francez që luan në Premierligë!
Kombëtarja e Portugalisë pritet të publikojë nesër listën përfundimtare për Botëror.
Mundësi kjo për portugezët që të tentojnë të luftojnë për këtë trofe, pas shumë përpjekjeve të dështuara në edicionet e fundit.

Mirëpo në listën e Roberto Martinez, pritet të shtohet një francez dhe ai është Eli Junior Kroupi që luan në Premierligë te Bournemouthi.
Lidhja e tij me Portugalinë vjen nga nëna, e cila ka rrënjë portugeze që e bën të mundur këtë gjë.
Kroupi, këtë sezon bëri 33 paraqitje duke shënuar plot 12 gola./IndeksOnline/

