20:43 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lista e trajnerëve më të paguar në Botëror, kaq miliona i fitojnë në vit (Foto)

Kur ka mbetur 1 javë nga fillimi i Botërorit, me siguri se do të iu intereson se kush janë trajnerët më të paguar në këtë eveniment. Joachim Low i Gjermanisë është më i paguari me 3.85 milionë euro të fituara në vit.

Tite i Brazilit dhe Deschamp i Francës janë në pozitat vijuese me nga 3.5 milionë euro në vit. Lopetegui i Francës përfiton 3 milionë euro ndërsa Chershesov i Rusisë e Santos i Portugalisë përfitojnë nga 2.6 milionë.

Aliuo Cisse i Senegalit është trajneri që paguhet më së pakti. Ai përfiton vetëm 200 mijë euro në vit. Pak përfitojnë edhe Adam Navalka i Polonisë dhe Mladen Krstajic i Serbisë./Indeksonline/